Ditën e djeshme, moderatorja e njohur Marina Vjollca çmendi gjithë rrjetin teksa publikoi një foto të shkëputur nga pushimet e saj në Itali, ku shihej e tëra e veshur me lëkur teksa në përshkrim të fotos e cilësoi veten si gruaja mace.
Kjo foto u pëlqye dhe mori vëmendjen e të gjithëve, mirëpo të shumtë kanë qenë ata që ngelën të shokuar nga një detaj në foton e moderatores. Së fundmi, në komentet e fotos shumë fansa e kanë pyetur Marinën se çfarë problemi ka me këmbët e saj.
“Shpresojmë mos t’i kesh këmbët kështu në të vërtetë se s’është normal”, komenton njëri nga ndjekësit.
“Desh t’u th.ye këmba”, vijon një tjetër.
“Kavilja e këmbës i di vuajtjet e kësaj fotoje mahnitëse”, i shkruan një tjetër.
Mirëpo, ndonëse Marina nuk ka reaguar, shihet se kavilja e këmbës ka dal në atë mënyrë për shkak të pozës ulur që moderatorja ka marrë, po ashtu edhe gjatësia e takave bën të vetën.