“DHE UNË THASHË PO”/ Fisniku i propozon në mënyrën më të bukur Fjolla Morinës, këngëtarja vesh dhe fustanin e bardhë (FOTOT+VIDEO) – AlpeGossip
“DHE UNË THASHË PO”/ Fisniku i propozon në mënyrën më të bukur Fjolla Morinës, këngëtarja vesh dhe fustanin e bardhë (FOTOT+VIDEO)

“DHE UNË THASHË PO”/ Fisniku i propozon në mënyrën më të bukur Fjolla Morinës, këngëtarja vesh dhe fustanin e bardhë (FOTOT+VIDEO)

Megjithëse është prej 2 muajsh në kërkim nga policia shqiptare, kjo nuk e ka penguar në asnjë moment Fjolla Morinën të shijojë jetën e saj. Së fundmi ajo ka qenë me pushime në Dubai me partnerin, Fisnikun, i cili e ka surprizuar këngëtaren në mënyrën më të bukur të mundshme.

Ata kanë udhëtuar drejt ishujve Maldive me njëri-tjetrin dhe në vendin magjik ai i ka bërë një super propozim për martesë. Ka qenë Fjolla ajo që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale foto e video nga ky moment special në jetën e saj.

Fisniku duket se e ka menduar gjatë propozimin, sepse është një ndër më të bukurit që kemi parë deri më sot. Në një pishinë është shkruar me petale trëndafili të kuq “Fjolla të dua! A do martohesh me mua?”. Pasi e ka marrë Fjollën për dore për t’i zbuluar surprizën, Fisniku i është ulur në gjunjë këngëtares me një unazë diamanti për t’i propozuar. Sigurisht ajo nuk i ka rezistuar një propozimi të tillë dhe menjëherë ka pranuar.

“Dhe unë thashë ‘PO’. Zyrtarisht të martuar”, ka shkruar Fjolla përkrah postimeve.

FOTO

VIDEO

Mirëpo, Fjolla jo vetëm që tha “Po”, por veshi edhe fustanin e bardhë të nusërisë në Maldive, duke kurorëzuar kështu me martesë dashurinë e tyre.

“Revista Who” ka publikuar fotot nga dasma e thjeshtë dhe magjike e Fjollës, e cila duket se është në qiellin e shtatë nga lumturia.