“NUK MUND TA PËRSHKRUAJ…”/ Bashkëshorti i Afërdita Dreshaj i dedikon fjalë të ngrohta vogëlushit (FOTO) – AlpeGossip
“NUK MUND TA PËRSHKRUAJ…”/ Bashkëshorti i Afërdita Dreshaj i dedikon fjalë të ngrohta vogëlushit (FOTO)

“NUK MUND TA PËRSHKRUAJ…”/ Bashkëshorti i Afërdita Dreshaj i dedikon fjalë të ngrohta vogëlushit (FOTO)

Më 16 mars, Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj Jakub Kindl u bënë prindër për herë të parë, duke marrë më në fund në krahë bekimin e tyre.

Ata e pagëzuan të voglin me emrin Sky Blue, një emër i veçantë që do t’i kujtojë gjithmonë atij se dashuria e prindërve për të është e madhe sa qielli.

Menjëherë pas lindjes, Afërdita s’ka ngurruar të ndajë në rrjete sociale imazhe të të birit të sapolindur, si dhe kartolinën më të bukur me të voglin dhe Jakub-in, kur e morën në krahë për herë të parë.

Afërdita dhe Jakub janë prindërit më të lumtur dhe zemrat e tyre po shpërthejnë nga gëzimi, ndërsa sportisti s’di si ta falenderojë sa duhet partneren që i dha dhuratën më të bukur në jetë.

Hokeisti çek i ka blerë Afërditës një tufë me lule dhe i ka lënë një pusullë mjaft emocionuese, që me siguri ia ka shkrirë menjëherë zemrën kur u kthye në shtëpi.

Faleminderit për dhuratën më të bukur në botë. Ti do të jesh nëna më e mrekullueshme. Jam shumë krenar për ty. Të dua, Jakub”, ka shkruar ai në pusullë.

Në llogarinë e tij në Instagram, Jakub ka përshkruar ndjesinë e veçantë të të bërit baba për herë të parë.

“Cfarë ndjesie e pabesueshme! As nuk mund ta përshkruaj dot momentin kur gruaja ime po sillte në këtë botë Sky-in tim të dashur! FALEMINDERIT! Sky Blue Kindl
16 Mars 2021”- ka shkruar ai.

FOTO