“KËSHTU DUA TË MARTOHEM”/ Oriola Marshi zgjedh fustanin e martesës, frymëzohet nga Bella Hadid – AlpeGossip
“KËSHTU DUA TË MARTOHEM”/ Oriola Marshi zgjedh fustanin e martesës, frymëzohet nga Bella Hadid

“KËSHTU DUA TË MARTOHEM”/ Oriola Marshi zgjedh fustanin e martesës, frymëzohet nga Bella Hadid

Java e Modës në Paris e ka përqendruar vëmendjen e të apasionuarve pas stilit tek krijimet e emrave më në zë të kësaj fushe. Për Oriola Marashin, një fustan në veçanti ka qenë ai që modelja e ka përfshirë menjëherë në listën e të preferuarve për planet e së ardhmes.

Bella Hadid parakaloi veshur me një fustan të inspiruar nga epoka Viktoriane, të punuar me detaje në dizenjo, ku dallonin dantellat dhe prerja me mëngët e fryra në pjesën e supeve. Bella i mahniti të gjithë kur u shfaq në pasarelë pa reçipeta, duke bërë që vëmendja të përqendrohet tek veçantia e këtij krijimi. “Uau, kështu dua të martohem”, ka shkruar Oriola në foton e publikuar, ku Hadid shihet veshur me fustanin e preferuar të Marashit.

“Kjo është gjithçka!”, ka qenë komenti i dytë i Oriolës, që me siguri do ta mbajë mend gjatë një model të tillë. Epo, në fakt fustani duket të jetë punuar enkas për vajza të guximshme dhe modelja shqiptare njihet jo pak për këtë pjesë. /News31.al