FLET MË NË FUND MELANIA TRUMP/ Ja çfarë thotë për lidhjet jashtëmartesore të bashkëshortit – AlpeGossip
FLET MË NË FUND MELANIA TRUMP/ Ja çfarë thotë për lidhjet jashtëmartesore të bashkëshortit

FLET MË NË FUND MELANIA TRUMP/ Ja çfarë thotë për lidhjet jashtëmartesore të bashkëshortit

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump ka hedhur poshtë pretendimet se bashkëshorti i saj ka patur lidhje jashtëmartesore me femrat duke thënë se janë spekulime mediatike.

Në intervistën e saj për ABC Neës, ajo hodhi poshtë pretendimet, sidomos rastin e pornostares Stormy Daniels dhe Karen McDougal.

Melania tha: “Unë jam një nënë dhe një Zonjë e Parë, dhe kam gjëra shumë më të rëndësishme për të menduar e për të bërë. Kjo cështje nuk është shqetësimi dhe fokusi im. E di që njerëzit duan të spekulojnë dhe media do të spekulojë për martesën tonë. E kuptoj që ngjarjet rozë shesin gazetat e revistat dhe fatkeqësisht ne jetojmë në këtë botë.”

Ajo shtoi se ka njerëz që janë aktualisht në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk i beson aspak.