Shikoni ku e ka çuar Stresi Keisin për pushime në 4 mujorin e fejesës së tyre (FOTO) – AlpeGossip
Shikoni ku e ka çuar Stresi Keisin për pushime në 4 mujorin e fejesës së tyre (FOTO)

Shikoni ku e ka çuar Stresi Keisin për pushime në 4 mujorin e fejesës së tyre (FOTO)

Prej kohësh dihet që reperi i njohur Stresi është në një lidhje me një vajzë që quhet Keisi. Ai ka treguar vazhdimisht se është shumë i dashuruar pas saj dhe madje përpara katër muajsh dha lajmin e mirë që ai dhe partnerja ishin fejuar.

Stresi tregoi se shumë shpejt do të martohen në një ceremoni private që do të mbahet në Santorini. Mirëpo përpara disa javësh nga profili i tij në Instagram u fshinë të gjitha fotot me partneren, dhe kjo gjë bëri që të gjitha mediat të diskutohej lajmi që Stresi dhe Keisi ishin ndarë. Mirëpo reperi i dha fund spekulimeve dhe tregoi se i kishin vjedhur adresën.

Stresi dhe Keisi bënë 4 muaj që kur janë fejuar dhe për ta festuar janë nisur për disa ditë pushimi në Sarandë. Ai është bërë shumë romantik dhe ka publikuar disa momentet ku shfaqet pranë Keisit.

Njërën prej tyre Stresi e ka publikuar në Instagram teksa shihen shumë të dashuruar dhe duke u përqafuar. Ai e ka shoqëruar foton me përshkrimin: “Sot 4 muaj”, dhe pranë i ka vendosur një unazë.