Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë, teksa solli në jetë vajzën që e pagëzoi me emrin Khloe. Këngëtarja ashtu siç edhe partneri i saj, i janë dedikuar tërësisht vogëlushes, që erdhi në jetë pak muaj më parë.
Zaimina dhe Klodi, bashkëshorti i saj kanë një lidhje disa vjeçare, por vetëm pak kohë më parë ajo tregoi një foto të tij.
Me ardhjen në jetë të vogëlushes, Zaimina është bërë shumë e dhënë ndaj familjes dhe nuk nguron më tja shprehi dashurinë publikisht atyre.
Sot bashkëshorti i saj ka ditëlindjen dhe Zaimina ka zgjedhur ta uroj me dy foto. Në storyn e saj postoi një foto me mbishkrim “të dua”.
Gjithsesi nuk u mjaftua me aq. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku është duke u puthur me Klodin dhe shkruan: “Kukulla dhe Ariu, gëzuar ditëlindjen dashuria ime”./AlpeNews.al/