Keni cikël të çrregullt? Zbuloni disa nga arsyet – AlpeGossip
Keni cikël të çrregullt? Zbuloni disa nga arsyet

Keni cikël të çrregullt? Zbuloni disa nga arsyet

Nëse cikli juaj ju vjen dy herë në muaj kjo është diçka për t’u shqetësuar. Në situata normale ai duhet të vijë 21 deri në 35 ditë pas dhe të zgjasë 3 deri në 7 ditë. Megjithatë nëse ju keni një cikël të çrregullt, duhet të dini se arsyeja është një nga këto më poshtë.
1-Keni harruar të konsumoni pilulat për të mos ngelur shtatzënë
Nëse ju keni harruar që të konsumoni pilulat kundër shtatzënive të padëshiruara, hormonet shpërthejnë duke e bërë ciklin të vijë 2 herë ose më shumë në muaj.
2- Jeni shtatzënë
Nëse jeni shtatzënë cikli ndalon. Por besojeni ose jo, ka raste kur një femër shtatzënë ka pasur ciklin më shumë se zakonisht dhe ajo ka rezultuar shtatzënë.
3- Infeksioni
Një arsye tjetër është edhe infeksioni. Këto janë raste shumë të bezdisshme, pasi bëhen burim edhe i sëmundjeve të tjera.
4- Tiroidet
Tiroidet kanë një ndikim të madh në funksionin e trupit të njeriut. Nëse ato nuk shkojnë siç duhet, mund të prekin edhe ciklin tuaj.
5- Jeni shumë e stresuar.
Stresi është një nga faktorët kryesorë të çrregullimeve hormonale. Nëse ai ka arritur të depërtojë thellë është e sigurtë që do të prekë edhe ciklin.
6- Jeni drejt menopauzës
Sigurisht që gratë në periudhën e menopauzës hasen me çrregullime të shumta. Në këtë kohë ato ka mundësi të kenë cikël të vazhdueshëm për rreth 1 muaj rresht apo të mos kenë fare për 6 muaj.