“NA ÇAVE K***N/ Gaz Paja ka 2 fjalë për konkurrentin që ofendoi Renato Mekollin: Plasi…(FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“NA ÇAVE K***N/ Gaz Paja ka 2 fjalë për konkurrentin që ofendoi Renato Mekollin: Plasi…(FOTO+VIDEO)

“NA ÇAVE K***N/ Gaz Paja ka 2 fjalë për konkurrentin që ofendoi Renato Mekollin: Plasi…(FOTO+VIDEO)

Situatat e tensionuara të emisionit “Hell’s Kitchen” të Renato Mekollit kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe së fundmi u përfol mjaft një fragment gjatë puntatës së fundit, ku konkurrenti ka shpërthyer duke ofenduar shefin e kuzhinës, Renato Mekollin.

Pasi Renato e pyeti çfarë tha kur u largua nga frigoriferi, Erioni ja ka kthyer:

Do ta dish? Epo na u ça ka**.”, duke ja thënë troç shefit.

Ditën e sotme, aktori Gaz Paja, i cili ka imituar më së miri Renaton në Portokalli, ka takuar të gjithë konkurrentët e “Hell’s Kitchen”. Ai ka pozuar me ta dhe në foton që ka publikuar në Instagram, shihet se Erioni, konkurrenti që ofendoi Renato Mekollin, ka ngritur të dyja duart lart teksa ka pozuar para kamerës.

“Uli duart ti uli. Plasi xhani ty për mua gjasme.”- ka shkruar Gazi me humor për Erionin, duke aktruar si shefi i kuzhinës, Renato Mekolli.