“NUK KANË LEXUAR ASNJË LIBËR POR KREKOSEN NË FACEBOOK”/ Mirela Kumbaro u kthehet keq kritikuesve – AlpeGossip
“NUK KANË LEXUAR ASNJË LIBËR POR KREKOSEN NË FACEBOOK”/ Mirela Kumbaro u kthehet keq kritikuesve

“NUK KANË LEXUAR ASNJË LIBËR POR KREKOSEN NË FACEBOOK”/ Mirela Kumbaro u kthehet keq kritikuesve

Mirela Kumbaro, e ftuar në emisionin “Rudina” ditën e sotme, i vuri pikat mbi “i” zhurmës që u krijua në rrjetet sociale me postimin e saj në “Twitter”.

“Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos shko në shtrat me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit.” – shkruante ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Sipas saj, situata që u krijua nuk ishte aspak e qëllimshme dhe se postimi u përkthye gabim, duke u vulgarizuar. Kumbaro sqaroi se ajo vetëm ripostoi postimin e kolegut të saj dhe se në thelb kjo shprehje nënkupton që libri duhet të jetë pjesë e çdo rëndësishme në jetën e të gjithëve.

Ky ishte një momet episodik që unë bëra, ripostova një shkrim të një kolegut tim. Mesazhi që duhej përkthyer është se të gjitha ngjarjet jetësore duhet të kenë në thelb edhe librin. E kemi thënë në forma nga më të ndryshme. Nuk ishte detyrimisht qëllimi im, por në forma të padëshiruara u vulgarizua. Ky epsiodi i fundit tregoi që nuk kanë lexuar një libër në jetën e tyre por krekosen në Facebook.”: tha Kumbaro

Kumbaro.