Me sy të mëdhenj dhe flokë kaçurrela, njihuni me vajzën më të bukur në botë (FOTO) – AlpeGossip
Me sy të mëdhenj dhe flokë kaçurrela, njihuni me vajzën më të bukur në botë (FOTO)

Me sy të mëdhenj dhe flokë kaçurrela, njihuni me vajzën më të bukur në botë (FOTO)

Një vajzë pesë vjeçare është konsideruar si “më e bukura në botë”, pasi një fotograf shpërndau fotot e saj në llogarinë e tij në Instagram.

Jare, nga Nigeria, u fotografua nga Mofe Bamuyiwa i cili shpërndau tre portrete mahnitëse të vajzës.

Në imazhe shihet vajza e vogël, e paraqitur në një mjedis të thjeshtë, ku bien në pah sytë e saj të mëdhenj dhe lëkura e përkryer, si edhe flokët e veçantë.

Fotografi Mofe shkruan përbri fotove: “Po ajo është njeri! Ajo është gjithashtu një engjëll!”

Ndjekësit në Instagram kanë dhënë me mijëra komplimente për vogëlushen dhe fotot e saj kanë marrë rreth 16,000 pëlqime.