E THONË STUDIMET/ Pija jonë më e preferuar shkakton kancer lëkure – AlpeGossip
E THONË STUDIMET/ Pija jonë më e preferuar shkakton kancer lëkure

E THONË STUDIMET/ Pija jonë më e preferuar shkakton kancer lëkure

Vera e bardhë? Një nga të preferuarat tona. Kanceri i lëkurës? Një nga gjërat më të tmerrshme në botë. Por tashmë del se ka një lidhje mes verës së bardhe dhe kancerit të lëkurës!

Ne e dimë që pijet alkoolike kanë tendencë për të marrë një reputacion të keq në botën e shëndetësisë, edhe pse shumica prej nesh nuk e di se si mund ta kalojë sezonin festiv pa pirë. Por deri më tani, studimet kanë thënë se një gotë verë në ditë ka përfitime shëndetësore. Disa thonë se vera e kuqe është e mirë për zemrën. Të tjerë thonë që nuk është. Dhe ndërsa nuk kemi përfundime definitive, kishim vendosur që mos ta ndalonim të pirën.

Por një studimi i Shoqatës Amerikane për Kërkimin mbi Kancerin, pirja e verës së bardhë mund të shkaktojë kancer në lëkurë. Më saktë, sa më shumë ta konsumosh, aq më i rrezikuar je ndaj melanomës.

Sigurisht që kjo nuk nënkupton se nëse pi verë të bardhë, prekesh automatikisht nga kanceri i lëkurës. Ekspertët këshillojnë se duhet të tregohemi të kujdesshëm.

“Konsumimi me sasi të duhura të alkoolit zvogëlon rrezikun për sëmundje koronare. Kështu që, si përfitimet, ashtu edhe rreziqet e alkoolit, duhet të merren parasysh”, thotë studimi.

Le të themi se mes sasisë së verës që përmirëson shëndetin dhe asaj që na rrezikon, ekziston një kufi që duhet ta respektojmë dhe quhet konsumimi i moderuar.