“MË DHEMB SHUMË QË S’TË KAM PRANË”/ Reperi shqiptar i bën dedikim të bijës (FOTO) – AlpeGossip
“MË DHEMB SHUMË QË S’TË KAM PRANË”/ Reperi shqiptar i bën dedikim të bijës (FOTO)

“MË DHEMB SHUMË QË S’TË KAM PRANË”/ Reperi shqiptar i bën dedikim të bijës (FOTO)

Reperi shumë i dashur për publikun dhe ndër më të komentuarit në media sidomos për jetën private, Lyrical Son ndodhet këto ditë larg të bijës dhe po ja ndjen shumë mungesën.

Bashkëshortja e tij dhe e bija ndodhen në Amerikë dhe sot vogëlushja feston ditëlindjen.

Në këtë ditë të veçantë për familjen e tyre, Lyrical Son ka postuar një foto të së bijës dhe bën një urim prekës për faktin që e ka larg vogëlushen.

“Urime zemer ishalla edhe plot tjera me shendet e lumtuni. Po me dhemb shume qe stkom ngat me ta uru qysh duhet e me ta puth at ftyre te bardhe. Te dua shume kaqurrelja e Babit. P.S. puthe Mamin per mu. Ju Dua e shihem shpejt kismet”, shkruan reperi.

Kujtojmë që Lyrical Son dhe bashkëshortja e tij janë në pritje të fëmijës së dytë.