U LARGUA NGA “TV KLAN”/ Graciano Taganin do e shohim si moderator në një tjetër televizion – AlpeGossip
U LARGUA NGA “TV KLAN”/ Graciano Taganin do e shohim si moderator në një tjetër televizion

U LARGUA NGA “TV KLAN”/ Graciano Taganin do e shohim si moderator në një tjetër televizion

Balerini i njohur Graciano Tagani vetëm pak javë më parë deklaroi publikisht se është larguar nga trupa e baletit “Albi Nako Dance”.

Mirëpo së fundmi ai na ka surprizuar të gjithëve me një postim në llogarinë e tij në Instagram ku shkruan ndër të tjera se prej kësaj të shtune dhe në vijim do e shohim si moderator në emisionin “Mos i fol shoferit”. Ky i fundit rikujtojmë se prezantohet nga Rudina Dembacaj dhe është një nga emisionet më të ndjekura në “Ora News.”

Gracianos i është besuar një rubrikë mjaft e veçantë e titulluar “Dance with Graciano.”

E ftuara e parë mësohet se do të jetë Aulona Musta dhe këtë e ka zbuluar vetë Tagani.

“Që nga kjo e shtunë, pjesë e ‘Mos i fol shoferit’ do të jetë dhe ‘Dance with Graciano.’ Vendi ku personazhet do të rrëfehen teksa kërcejnë. E para që do ta bëjë këtë është Aulona Musta që unë e dua pa fund dhe kësaj radhe ka thënë çdo gjë të mundshme!”- shkruan balerini krah videos së publikuar.