HOROSKOPI DHE VIPAT/ Ilda Bejleri, një BRICJAP ambicioze dhe e suksesshme (FOTOT) – AlpeGossip
HOROSKOPI DHE VIPAT/ Ilda Bejleri, një BRICJAP ambicioze dhe e suksesshme (FOTOT)

HOROSKOPI DHE VIPAT/ Ilda Bejleri, një BRICJAP ambicioze dhe e suksesshme (FOTOT)

Ilda Bejleri është një nga moderatoret më të njohura të ekranit shqiptar.

Bukuroshja i përket shenjës së bricjapit dhe ne kemi disa karakteristika të saj për t’ju thënë.

Karakteristika që dominon shenjën e bricjapit është suksesi dhe ambicia. Kjo shenjë njihet për punën e fortë që bën dhe janë të mirë në ngjitjen e shkallëve të suksesit.

Në këtë karakteristikë ne mund te dallojmë tepër mirë Ilda Bejlerin e cila ka një eksperiencë prej 11 vitesh pranë DigitAlb dhe të themi të drejtën ajo është tepër e aftë në atë çfarë bën dhe ka arritur një sukses goxha të kosiderueshëm.

Përsa i përket turpit që është një tjetër karakteristike dalluese për personat që i përkasin shenjës së bricjapit, duket se Ilda nuk i përshtatet shumë. Bukuroshja duket shumë e çlirët dhe e shkathët përsa i përket këtij aspekti. Ajo duket pa komplekse dhe këtë gjë mund ta dallojmë fare mirë dhe nga postimet e saj të Instagramit.

  

Karaketristika tjetër që ne kemi menduar se i përshtatet Ildës si një bricjap që është,  ka të bëjë me interesin e kësaj shenje për gjërat materiale. Lehtshëm mund të vëmë re se Ilda e preferon shumë jetën luksoze ku nuk i mungon asgjë. Ajo sëfundmi kaloi pushimet në Mykonos i cili njihet për çmimet e ”kripura” që ka por gjithashtu mund dhe të shikojmë veshjet luksoze të saj. Ah se harruam, helikopteri.

 

/AlpeGossip.al