Berrak Tuzunataç është një ndër aktoret më të dashura turke, e cila u bë e njohur edhe për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në serialin “Ezel”.
Aktorja është vlerësuar gjithmonë për altruizmin e saj, pasi shpeshherë ndihmon njerëzit në nevojë. Mirëpo 33-vjeçarja duket se do të ndryshojë sjellje pas këtij incidenti të ndodhur me një studente.
Berrak paguante bursën e studentes prej më shumë se një vit dhe në foton e publikuar në rrjetet sociale shfaqen mesazhet ku ajo i kujton t’i transferojë paratë dhe aktorja i përgjigjet “T’i dërgova”. Mirëpo pas pagesës së fundit, duket se studentja ka vendosur ta bllokojë numrin e aktores.
“Studenti që ndihmoja prej më shumë se një viti për të studiuar, mori muajin e fundit dhe më bëri bllok. Sinqerisht i jam mirënjohëse se më dha një mësim për jetën. Shpresoj”, shkruan aktorja në Twitter.