MË NË FUND: Pas 2 vitesh, rikthehet evenimenti që mbledh të gjithë VIP-at shqiptarë – AlpeGossip
MË NË FUND: Pas 2 vitesh, rikthehet evenimenti që mbledh të gjithë VIP-at shqiptarë

MË NË FUND: Pas 2 vitesh, rikthehet evenimenti që mbledh të gjithë VIP-at shqiptarë

Pas dy vitesh më në fund do të rikthehet “Top Music Awards”.

Lajmin e ka konfirmuar moderatori Ledion Liço, i cili përmes një fotoje nga edicioni i shkuar i eventit, shkruan:

“Mezi po pres për atë që vjen së shpejti ‘Top Awards”.

Ende nuk dihen se cilët do të jenë artistët që do të nominohen, por mes këngëve më të votuara në klasifikimin e TCH të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, janë: Capital T dhe Majk me “Pasha jetën”; Elvana Gjata me tre këngët “Xheloz”, “Me Fal” “Ti Shqipëri me jep nder”; Miriam me “Meteor” dhe “Dhurata”.

Në edicionin e parë të “Top Music Awards”, Era Istrefi dhe Alban Skënderaj ishin dy ndër fituesit më të mëdhenj.

Era mori tre çmime falë hitit të saj ‘Bonbon’, mes të cilave “Artistja më e mirë femër” dhe Bonbon si ‘Kënga më e mirë e vitit’, ndërsa Alban Skenderaj ka qenë nga fituesit e rëndësishëm të çmimit për arritje në karrierë.

Çmimet e “Top Music Awards”:

Artisti më i mirë i ri – KIDA

Tar hit of the year – Alban Skënderaj – Unë dhe ti

Femra e vitit – Era Istrefi

Avantgarde Artist – Mc Kresha

Grupi më i mirë – NRG Band

Bashkëpunimi i vitit – Era ft Ledri – Shumë pis

Hiti i vitit nga ‘My music’ – Sun rrin me neve – Ledri Vula

Mashkulli i vitit – Alban Skenderaj

Kënga e vitit – BonBon – Era

Video e vitit – Hitman –Capital T

Zgjedhja e publikut – Noizy

Çmimi i arritjes – Alban Skënderaj