”BASHKËSHORTI TË TRADHËTON”/ Ja si reaguan këta VIP-a me kamerat e fshehta që ju bënë (VIDEO) – AlpeGossip
”BASHKËSHORTI TË TRADHËTON”/ Ja si reaguan këta VIP-a me kamerat e fshehta që ju bënë (VIDEO)

”BASHKËSHORTI TË TRADHËTON”/ Ja si reaguan këta VIP-a me kamerat e fshehta që ju bënë (VIDEO)

Ditën e djeshme Rezarta Shkurta postoi në Instgramin  e saj një video e cila ishte kamera e fshehtë nga ana e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut.

Kamera e fshehtë kishte të bënte me një gazetar i cili paraqitej në zyrën e Rezartës për ti thënë se i  shoqi e tradhëtonte dhe se kishte prova për këtë gjë. Gazetari shprehej se kishte foto të bashkëshortit të Rezartës me një femër tjetër dhe se do ti publikonte por sigurisht mund të kuptohet se në shkëmbim të diçkaje (të cilën nuk e kuptuam mirë në videon e Rezartës, por me shumë siguri flitet për një shumë parashë) ai mund të mos i nxirrte këto foto.

Në vazhdim mund të dëgjohet dhe Rezarta e cila gjatë momentit që i thotë gazetarit të dalë nga zyra, nuk bie dakord dhe i thotë se ai mund të publikojë ç’të dojë. Më pas në video dëgjohet Rezarta e cila telefonon të shoqin dhe i kërkon atij të takohen.

Në postimin e bërë në Instagram, Rezarta duket tepër e acaruar dhe shprehet:

Sot ta fut i joti!
Nevrikosem ende kur e shoh edhe pse tashme e di qe eshte nje kamer e fshehte!
Gazetarit me vone ja kam thyer dhembet, vazhdimin e shihni Te dielen ne oren 21:00 ne @rtvora
Goca se di sa vite do kalojne qe tju fal @aulonamusta @sipas_fames
Kurse ti @ermal_hoxha shpetove paq😅

E njejta gjë, pra një kamera e fshehtë e këtij tipi është xhiruar dhe më parë me aktoren e dashur Rudina Dembacaj.

Në kamerën e xhiruar, rezulton se bashkëshori i aktores e tradhëton atë me spikeren e lajmeve që ”rastësisht” ndodhet në të njejtin ambient me Rudinën teksa flet në telefon me Aleksin.

Video është tepër e tensionuar dhe gjatë saj në disa raste mund të dëgjohet dhe Rudina duke sharë. Pas gati 15 minutave lojë, Rudina zbulon se ishte thjesht një kamera e fshehtë dhe duket tepër e lehtësuar për këtë gjë.

E pyetur më vonë në lidhje me këtë video ajo është shprehur:

Jam përceptuar si e përmbajtur. Kur shkova atë ditë pash në korridorë pronarin e televizionit dhe kjo më ndikoi që të përmbahesha edhe kur u ndesha me kamerën e fshehtë. Në momenti tensioni jam edhe më këq se aq.

Kur i’u tha se nga disa personave ajo ishte gjykuar si xheloze dhe se e ka tepruar me fjalorin e përdorur, Rudina shtoi:

Unë nuk jam fare as xheloze, as posesive. Unë nuk shurdhoj asnjëherë partnerin. Për komentet, secili ka mendimin e tij. Atyre që s’ju pëlqejne të mos e shohin./AlpeGossip.al