isma e Alketa Vejsiut për të ndihmuar vogëlushin e “Piter Pan”, Xheision Baftin, i njohur si Taramelja, nuk është pritur mirë nga të gjithë. Opinionisti i njohur Olti Curri dy ditë më parë në një postim në rrjete sociale shkruante se produksioni nuk duhet ta shndërrojë vogëlushin në ‘lypës’.
“Në fakt Xheisoni është pika e fortë dhe e vetme e këtij sezoni te ‘Në kurthin e Piter Pan’. Produksioni le të fusë më pak në xhep dhe të paguajë për atë që meriton ky personazh dhe jo ta shndërrojë në ‘lypës’. Xheisoni meriton të paguhet më shumë se kushdo tjetër në atë spektakël sepse pa atë, spektakli do ishte një fun.eral me sigla hapje dhe mbyllje, asgjë më shumë”, shkruante Olti.
Pas këtij statusi të opinionistit, Alketa reagoi me një postim në Instastory me shprehjen e Oscar Wilde: “Asnjë vepër e mirë nuk mbetet e pan.dëshkuar”.
Olti i është përgjigjur sot Alketës me disa postime në Instastory ku në të parin shkruan: “Ouuu paska shkuar muhabeti deri te Oscar Wilde”.
Më pas Olti regjistron ekranin e telefonit teksa kërkon në Google: “Citate nga Elhaid Cufi për t’ju përgjigjur Alketa Vejsiut”.
“Epo meqë shkoi puna me citate filozofike nami u boftë”, shkruan opinionisti.