ME CILIN NGA BANORËT DO KISHTE NJË FLIRT? Ja si përgjigjet Semi Jaupaj – AlpeGossip
ME CILIN NGA BANORËT DO KISHTE NJË FLIRT? Ja si përgjigjet Semi Jaupaj

ME CILIN NGA BANORËT DO KISHTE NJË FLIRT? Ja si përgjigjet Semi Jaupaj

Prova javore po vijon për dyshen e parë të banorëve të ”Big Brother Vip”, Semi dhe Donaldi.

Radhën për të rrëfyer diçka e ka pikërisht Semi, së cilës ju desh të zgjidhte njërin prej banorëve me të cilin mund të kishte një flirt.

Si fillim ajo hezitoi të përgjigjej por pas këmbënguljes së Donaldit ajo zgjodhi Granitin.

Semi shpjegoi më tej se kjo zgjedhje bazohet vetëm nga fiziku i Granitit por nga ana e sjelljes dhe karakterit nuk mendon se mund të kenë një përputhje mes tyre.

‘’Sa erdha dhe u njoha me konkurentët Graniti mu duk shumë simpatik, por kur filluam të bisedonim kuptova që nuk është tipi im’’,- u përgjigj Semi.

Ndërkaq Donaldi reagoi pas kësaj përgjigjeje duke thënë se i pëlqente mundësia që Semi dhe Graniti të kishin një marrëdhënie më shumë se shoqërore.