SHERRI ME TUNËN/ Dafina Zeqiri sqaron përplasjen e famshme – AlpeGossip
SHERRI ME TUNËN/ Dafina Zeqiri sqaron përplasjen e famshme

SHERRI ME TUNËN/ Dafina Zeqiri sqaron përplasjen e famshme

Dafina Zeqiri ka folur në emisionin “NIN” në Klan Kosova me Alaudin Hamitin për përplasjen e famshme me kolegen e saj Tuna Sejdi.

Dyshja ka bërë edhe një bashkëpunim të famshëm me 2PO2, “Vibe” që pati mjaft sukses në vitin 2010.

Por më pas dy këngëtaret u tha se nuk flisnin me njëra-tjetrën dhe kjo për shkak të disa deklaratave të Dafinës, ose përgjimeve në telefon të një bisede ku ajo vinte në pikëpyetje talentin e Tunës dhe e quante atë njeri me dy fytyra.

Gjërat mes tyre u duken që nuk ishin ok, kur Tuna zhduku pjesën e refrenit të Dafinës në këngën “Vibe”, duke e modifikuar për koncerte.

Por me sa duket marrëdhënia aspak miqësore e tyre duket se i përket të shkuarës, pasi këtë mbrëmje Dafina tha në rubrikën “Haje ose thuaje”, se gjërat janë shumë mirë mes tyre.

“Është shumë normal për dy ferma self made që të kenë përplasje! Ka kaluar një kohë edhe ajo ka pranuar gabimet e veta dhe unë gabimet e mia se kemi qenë më të reja. Kanë ndikuar shumë njerëz kështu që sot jemi shumë mirë!”, u shpreh Duffy.

Pra këngëtarja la të kuptohet se të dyja i kanë kërkuar ndjesë njëra-tjetrës!

Image