"MOS E HUMBISNI KËTË MJESHTËR TË VJOLINËS KLASIKE"/ Ajola Xoxa shfaqet krah artistit Tedi Papavrami (FOTO) - AlpeGossip
“MOS E HUMBISNI KËTË MJESHTËR TË VJOLINËS KLASIKE”/ Ajola Xoxa shfaqet krah artistit Tedi Papavrami (FOTO)

“MOS E HUMBISNI KËTË MJESHTËR TË VJOLINËS KLASIKE”/ Ajola Xoxa shfaqet krah artistit Tedi Papavrami (FOTO)

Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj ka publikuar një foto krah violinistit Tedi Papavrami. Ajola Xoxa u sugjeron të gjithë ndjekësve të saj në rrjetet sociale që të mos e humbin koncertin e mjeshtrit të violinës klasike.

Gruaja e kryebashkiakut Veliaj është një dashamirëse e kulturës dhe muzikës klasike dhe këtë gjë e ka shfaqur shumë herë në postimet e saj në rrjetet sociale. Së fundmi Ajola Xoxa ka publikuar një foto krah violinistit Tedi Papavrami, gjatë koncertit të këtij të fundit.

Xoxa e cilëson Papavramon si mikun e saj të ngushtë dhe u sugjeron të gjithë ndjekësve të saj në rrjetet sociale që të mos i humbin koncertet e tij.

“E patë koncertin e violinistit aq të madh (dhe mikut tim te ngushtë) Tedi Papavrami? Mos e humbni herën tjetër këtë mjeshtër të violinës klasike,”- shkruan Ajola krahas fotos.

Së fundmi gruaja e kryebashkiakut Veliaj është bërë nënë e një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Kajan.