Reperi shqiptar me famë botërore, Labinot Gashi gjatë ditës së sotme ka arritur në Kosovë, ku do të performojë në “Sunny Hill Festival”. Ai u rikthye në vendlindjen e tij pas 18 viteve.
Në video të publikuar në instastory të reperit shihet se në hotelin ku po qëndron i ka ardhur në vizitë Ledri Vula. Dyshja e reperëve duket se kanë krijuar një miqësi të mirë që nga koha kur u takun në Zvicërr muajin e kaluar.
Në video shihet po ashtu Gashi duke thënë “Pas 18 viteve jam këtu, është një botë e re”. Gashi do të performojë nesër në festival bashkë me Action Bronson dhe artista tjerë nga estrada shqiptare, kurse sot do të jetë Dua Lipa.