NGA GRIDA DUMA TE MINISTRJA E RE E FINANCAVE/ VIP-at që mblodhi në koncertin e tij Olen Çezari (FOTO) – AlpeGossip
NGA GRIDA DUMA TE MINISTRJA E RE E FINANCAVE/  VIP-at që mblodhi në koncertin e tij Olen Çezari (FOTO)

NGA GRIDA DUMA TE MINISTRJA E RE E FINANCAVE/ VIP-at që mblodhi në koncertin e tij Olen Çezari (FOTO)

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ra menjëherë në sy sapo u fut në Pallatin e Koncerteve. E veshur me ngjyra dhe me flokë gjysmë të mbledhur, Duma na surprizoi me këtë look të ri që i shkonte shumë.

grida-duma

 

 

Muzikën e mirë e pëlqejnë të gjithë, por mesa kemi ne informacion, Duma kishte dhe një arsye më shumë për të ndjekur koncertin e Olen Çezarit, mikut të saj të fëmijërisë, ndërsa nuk ka zgjedhur askënd që ta shoqërojë. Siç është thënë në disa intervista të mëparshme, Olen Çezari dhe Grida Duma kanë studiuar violinë në Liceun Artistik të Durrësit dhe nënat e tyre kanë qenë mikesha të afërta.

olen

Anila Denaj është ministrja e re e Financave, e cila zëvendësoi disa javë më parë ishministrin Arben Ahmetaj. Ajo nuk ishte një emër i njohur nga radhët e Patisë Socialiste dhe ka një karrierë të hershme në gazetari.

Anila-Denaj--veliaj

Në koncertin e Olen Çesarit, zonja Denaj kishter ardhur bashkë me djalin e saj dhe ndodhej në radhën e dytë. Ndërkohë, kryetari i bashkisë, i cili ndodhej në radhën e parë, u fotografua duke folur gjatë me zonjën Denaj. Mbase mund të kenë ndonjë njohje të vjetër ose edhe thjesht bisedë kortezie mes dy funksionarësh të lartë të shtetit.