PAS ARIANA GRANDES/ Kylie Jenner e Dua Lipa e çoi në një tjetër nivel trendin e momentit – AlpeGossip
PAS ARIANA GRANDES/ Kylie Jenner e Dua Lipa e çoi në një tjetër nivel trendin e momentit

PAS ARIANA GRANDES/ Kylie Jenner e Dua Lipa e çoi në një tjetër nivel trendin e momentit

Nëse ka diçka që po përhapet akoma e më shumë është printi i lëkurës së lopës.

Fillimisht ishte Kylie Jenner, e cila në janar pozoi me një kostum banje me printet e lëkurë lope të markës “Onia”, që kushtonin 195 dollarë.

Blogerja Danielle Bernstein gjithashtu u shfaq me versionin bikini të kostumit dhe për të kishim dy fjalë: “Super seksi!”.

Ndërkohë që vetëm pak javë më parë ky trend po përhapej me shpejtësi edhe në artin e thonjve. Kendall Jenner me Ariana Grande-n na siguruan që duhet ta provojmë të paktën një herë.

 

“E di që duket shumë e çuditshme, por është një trend i lezetshëm”, tha Jenner për “Allure”, pak kohë më parë.

Por tashmë Dua Lipa e çoi këtë trend në një tjetër nivel! Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare pozoi me një kostum me printet e lëkurës së lopës, të kombinuar dhe me kasën e telefonit.

Trendi në fjalë me siguri do të pushtojë Instagram-in dhe një gjë është pak, por e sigurt: Fjala lopë këtë sezon nuk do ketë konotacionin negativ që ka pasur gjithmonë!