“ISHTE NJË TMERR”/ Këngëtarja shqiptare rrëfen ngjarjen e frikshme mes sulmit terrorist në Egjipt – AlpeGossip
“ISHTE NJË TMERR”/ Këngëtarja shqiptare rrëfen ngjarjen e frikshme mes sulmit terrorist në Egjipt

“ISHTE NJË TMERR”/ Këngëtarja shqiptare rrëfen ngjarjen e frikshme mes sulmit terrorist në Egjipt

Vera e vitit 2005 solli një ngjarje mjaft tragjike për pushuesit e “Sharm el sheikh”. Për fat të keq, aty pati tre sulme terroriste të organizuara nga “Al Qaeda” të cilat rezultuan fatale për 88 pushues në atë vend.

Në ato momente rastisi të ishte shumë pranë tyre rastisi të jetë edhe këngëtarja nga Kosova, Jehona Sopi, e cila rrëfeu së fundmi ngjarjen e frikshme për “Prive”.

Artistja shqiptare ka zbuluar se në momentin e eksplodimit ajo ishte vetëm 100 metra larg nga vendi dhe ndodhej në një klub aty pranë.

“Filluan të na nxirnin jashtë dhe në momentin që kemi dalë, asfalti filloi të dridhej dhe kur eksplozivi shpërtheu të gjithë xhamat janë thyer”, fillon rrëfimin Jehona duke treguar se pasi shpëtoi ka qajt tërë natën nga frika se do të vdiste nga ndonjë sulm tjetër.

“Ka qenë një tmerr me pa me sy, shkova n’pushim pas disa viteve dhe pash gjak njerëz të lënduar shumë, pash një katastrofë me sytë e mi”, tha Jehona së cilës pas sulmit iu desh të qëndrojë edhe 4 ditë të tjera sepse nuk kishte aeroplan për t’u kthye

Edhe pas përjetimit të kësaj përvoje asapk të mirë, Jehona tregoi se pas kësaj ndodhie ka shkuar edhe dy herë të tjera në Egjipt.