Prej pak ditësh po përflitet se Melisa Lleshi dhe Andi Shehi, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Thashethemet nisën pak ditë pasi ish-konkurrenti i “Për’puthen” festoi ditëlindjen dhe partnerja e tij i kishte organizuar një super festë.
Shkak i dyshimeve të ndarjes së Andit me Melisën ishte një postim i kësaj së fundit, e madje thanë se nuk ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Por nuk është aspak e vërtetë se ata nuk janë më bashkë.
Ata të dy kanë bërë disa postime në rrjetet sociale, ku shkruajnë se “janë bashkë përgjithmonë”
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka postuar në “Instastory” një foto ku Andi shfaqet duke i puthur dorën. Krahas kësaj poze ajo shkruan: “He me moooo se kush është ajo femër që s’ka bërë “namin” pas një zënke. Ndjesë por jemi bashkë përgjithmonë”, duke etiketuar edhe Andin.
Ky i fundit e ka ripostuar dhe shkruan: “Çdo lidhje ka ulje ngritjet e veta , thjesht uroj mbas këtyre të këqijave të kemi vetëm të mira”.
Pastaj si Melisa ashtu edhe Andi kanë postuar disa foto ku i shoqërojnë me shumë zemra. Me pak fjalë, romanca e tyre vazhdon dhe janë më të dashuruar se kurrë.