Falë Zotit që bëra botoks në testikuj…! - AlpeGossip
Falë Zotit që bëra botoks në testikuj…!

Falë Zotit që bëra botoks në testikuj…!

Jam një burrë rreth të 30-tave dhe banoj në Manhattan, New York. Dhe nëse titulli ju ka bërë paksa konfuz, ja ku po ua them: Po! Kam bërë botoks në testikuj!

Profesioni im është mjek, por kjo nuk më ka ndaluar kurrë të provoj operacionet plastike, madje dua të jem i hapur lidhur me këtë çështje. Fundja, nuk ka asgjë të keqe! Mjaft miq të mi i janë nënshtruar ndërhyrjeve estetike dhe kjo i ka bërë të ndihen më mirë.

Ishte e dashura ime ajo që më tregoi një ditë trendin e ri të operacioneve: “Scrotox/ Botoks në testikuj”. Ajo tha që kishte dëgjuar miqtë e saj për këtë dhe i ishte dukur mjaft interesante. Ndërkohë nuk ishte ankuar kurrë për testikujt e mi. “Çfarë mendon?”, – më pyeti. Fillimisht u habita, por pastaj fillova të mendoja: “Pse jo?”. Dhe kështu filluam të bënim disa kërkime lidhur me Scrotox. Çfarë mësova do thoni ju…

Epo, nëse do të bëja ndërhyrje në skrotum, pra në pjesën mbështjellëse të testikujve, ato do të vareshin më shumë dhe gjatë aktit seksual do të kishin kontakt me lëkurën e saj. Gjë që do të thotë se klitori i saj do të stimulohej më tepër.

Ne jemi një çift që pëlqejmë të eksperimentojmë gjatë seksit dhe kjo na tundoi që të provojmë dhe këtë “gjënë e re”.

E kështu, në korrik bëra ndërhyrjen. Me thënë të drejtën prisja që të kisha dhimbje, por jo, ndodhi e kundërta. Nuk ndjeva asgjë! Paçka se më dukej sikur kisha 10 orë në sallë, në të vërtetë kisha 10 minuta.

Pas operacionit, organi im ishte më i ndjeshëm se zakonisht, por me kalimin e javëve gjithçka u normalizua.

Ato [testikujt] nuk janë të varura gjatë gjithë kohës – gjë që nuk e prisja! Rezultati i vërtetë u pa 5 ditë pas ndërhyrjes… kur bëmë dhe seks për herë të parë me testikujt e mi “të rinj”. Edhe pse botoksi nuk e zgjat kohën e marrëdhënies, ai bën që kënaqësia të jetë më e madhe tek partnerja sepse arrin vende që më parë nuk kisha arritur.

Isha dhe jam i lumtur që arrita të bëj një gjë të tillë. Kështu është dhe e dashura ime! Tashmë kam lënë një takim sërish pas dy javësh dhe të bëj një injeksion tjetër. Jua këshilloj!