ËNDRRA E ÇDO VJEHRRE/ Adrola Dushi qenka një nuse për shtëpi (FOTO) - AlpeGossip
ËNDRRA E ÇDO VJEHRRE/ Adrola Dushi qenka një nuse për shtëpi (FOTO)

ËNDRRA E ÇDO VJEHRRE/ Adrola Dushi qenka një nuse për shtëpi (FOTO)

Modelet e njohura Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi përveç se kolege janë edhe mikesha shumë të mira dhe të pandara nga njëra-tjetra. Siç dihet dy bukuroshet shqiptare janë larguar në SHBA ku dhe po zhvillojnë karrierën e  modelingut atje.

Adrola pas një vizite në Shqipëri, së fundmi është kthyer në Amerikë ku dhe ka publikuar shumë foto dhe video ku shfaqet me shoqërinë e saj. Në një postim të publikuar së fundmi në ‘Instastoryn’ e Xhesikës, modelja ka zbuluar se Adrola nuk është vetëm e bukur por edhe një gocë për shtëpi, pasi shihet duke larë enët.

“Erdha për vizitë tek shoqja dhe më respektoi”, dëgjohet të thotë me shaka Adrola, ndërkohë që Xhesika ja kthen “Gocë për shtëpi, bravo”.