“DO E REHATOJ UNË…”/ Ja cilët do zgjidhnin si partnerë Mihrije Braha dhe Naim Abazi nëse nuk do ishin martuar – AlpeGossip
“DO E REHATOJ UNË…”/ Ja cilët do zgjidhnin si partnerë Mihrije Braha dhe Naim Abazi nëse nuk do ishin martuar

“DO E REHATOJ UNË…”/ Ja cilët do zgjidhnin si partnerë Mihrije Braha dhe Naim Abazi nëse nuk do ishin martuar

Dashuria që shfaqin në çdo shfaqje televizive, bën që Mihrije Braha dhe Naim Abazi të jenë shembuj për tu ndjekur. Në intervistën për “Sevenbizz”, ata kanë treguar se kë do të kishin si partnerë nëse nuk do të ishin të martuar me njëri-tjetrin.

“Duke qenë se Mimoza Shkodra nuk po rehatohet, nuk po stabilizohet kush është ai që mund ta rehatojë? Jam unë”, tha Naimi me shaka.

Ndërsa Mihrije zgjodhi Danin, pra Ramadan Krasniqin, këngëtarin e famshëm kosovar.

Ajo habiti kur tha se do donte për Naimin një bashkëpunim me Taynan.“Ky vit ka qenë viti i saj”, tha bashkëshorti i saj si kundërpërgjigje.

Ndër të tjerash çifti gjatë intervistës tregoi edhe përfshirjen e tyre në ndihmat humanitare ndaj shtresave në nevojë, edhe pse shumë pak zgjedhin t’i bëjnë publike. Mihrije dhe Naimi janë prindër të një djali, Platorit 24 vjeçar i cili ka një studio muzikore dhe pritet nga dita në ditë të “shpërthejë” në muzikë.