SA E BUKUR/ Një këngë nga 30 artistët më të famshëm në botë (VIDEO) – AlpeGossip
SA E BUKUR/ Një këngë nga 30 artistët më të famshëm në botë (VIDEO)

SA E BUKUR/ Një këngë nga 30 artistët më të famshëm në botë (VIDEO)

Një video e publikuar nga Justin Bieber dhe nga disa këngëtarë të tjerë ka bërë që një numër i madh fansash të entuziazmohen. Në video shfaqen emrat e një numri të madh këngëtarësh, gjë që i ka bërë njerëzit të mendojnë se do të ketë një bashkëpunim mes tyre. Kjo video është shoqëruar me komente të shumta, ku shumë njerëz mendojnë se ose është një këngë, ku të gjithë këngëtarët do të këndojnë, ose disa prej tyre do të këndojnë dhe pjesa tjetër do të aktrojnë në videoklip.

Askush nuk ka dhënë më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë, megjithatë ky projekt gjigant po pritet me padurim nga shumë njerëz të apasionuar pas muzikës. Mes emrave të këngëtarëve dhe artistëve të famshëm, në video shfaqet edhe emri i Leonardo Di Caprio-s.

Emrat e tjerë të përfshirë në këtë projekt janë: Justin Bieber, Ariana Grande, Halsey, Zac Brown, Brendon Urie, Miley Cyrus, Wiz Khalifa, Snoop Dogg, Kevin Hart, Adam Levine, Shawn Mendes, Charlie Puth, Sia, Hailee,

Steinfeld, Lil Jon, Rita Ora, Miguel, Katy Perry, Lil Yachy, Ed Sheeran, Leonardo Di Caprio, Meghan Trainor, Joel Embiid, Tory Lanez, John Legend, Bad Bunny, Psy, Kris Wu, The Backstreet Boys, Benny Blanco, Cashmere Cat.