EKSKLUZIVE/ Nga pelerinat “oversized” e deri tek këmishat e viteve 80′, blogerja e njohur na tregon gjithçka për trendet e kësaj vjeshte – AlpeGossip
EKSKLUZIVE/ Nga pelerinat “oversized” e deri tek këmishat e viteve 80′, blogerja e njohur na tregon gjithçka për trendet e kësaj vjeshte

EKSKLUZIVE/ Nga pelerinat “oversized” e deri tek këmishat e viteve 80′, blogerja e njohur na tregon gjithçka për trendet e kësaj vjeshte

Anxhelina Kotorri, blogerja shqiptare e cila numëron shumë ndjekës në Instagram, është tepër e njohur për pasionin e saj ë lidhje me modën. Ajo gjatë gjithë kohës poston kombinime të cilat janë tepër të pëlqyera nga fansat e saj. Anxhelina si një blogere është gjithashtu e njohur për dëshirën dhe talentin për të qepur rroba vetë.

Këtë herë, e kontaktuar nga AlpeGossip.al, Anxhelina na tregon se ç’duhet të dimë për trendet e këtij sezoni dhe gjithçka që duhet të jetë pjesë e garderobës tonë.

Për më tepër detaje, mund të lexoni intervistën e mëposhtëme.

 

Intervista

Cilat janë trendet e kësaj vjeshte?

Trendet janë ato çka përqafuam dhe sezonin e vjetshëm , lëkura kuadrata..materialet deve. Në kostume apo pallto.

Çfarë mendon se nuk duhet të mungojë në garderobën e femrave këtë sezon?

Pelerinat oversized në formën e një shalli, këmishat 80’s style me polka designe dhe kuadrata, si edhe xhaket lëkure duke i sugjeruar ti përqafojne si stil.

Cilët janë aksesorët që konsiderohen një “must” këtë vjeshtë?

Kapelet padyshim.

A mendon se trendet e vjetra po rikthehen, dhe si një fashion blogger që je, çfarë mendon për këto rikthime?

Po padyshim, po rikthehen sepse moda e ka arritur pikën e saj të evolimit , në vitet 90’ dhe nga aty stopon më pas rikthehen tek ne , me ndryshime por sigurisht në bazën e viteve më parë të atij stili duke ndryshuar materialin apo detajet në të.
Mendoj se çdo gjë që na serviret nga shtëpitë e mëdha të botës, ne duhet ti pranojmë .

Mendon se VIP-at shqiptarë i ndjekin trendet e reja apo vendosin ti qendrojnë besnik stilit të tyre?

I ndjekin padyshim, por duke e miksuar dhe përshtatur me stilin e tyre .

Nëse mendon se i ndjekin, sipas teje cilat VIP-a e njohin mirë modën dhe trendet e reja?

Janë disa , ndaj s’po di kë të përmend më parë.

Për momentin je e fokusuar në blerjen apo qepjen e rrobave?

Të dyja bashkë plotësojnë garderobën time ideale. Më tepër besnike ndaj handmade .

E pranishme ishe dhe në fushatën “Prano Veten”, çfarë eksperience ishte kjo për ty?

Diçka ndryshe me një mesazh positiv. Eksperiencë e bukur 🙂

Intervistoi: AlpeGOSSIP.al