7 MUAJ PAS DASMËS/ Moderatorja shqiptare flet për pritjen e ëmbël (FOTO) – AlpeGossip
7 MUAJ PAS DASMËS/ Moderatorja shqiptare flet për pritjen e ëmbël (FOTO)

7 MUAJ PAS DASMËS/ Moderatorja shqiptare flet për pritjen e ëmbël (FOTO)

Moderatorja e njohur e “Digitalb”, Vilma Masha 7 muaj më parë i dha fund beqarisë në një dasmë  private me partnerin Dori. Siç dihet partneri i saj nuk dëshiron të bëhet publik kështu që Vilma asnjëherë nuk publikon foto me të.

Ditën e sotme, bukuroshja brune ka qenë e ftuar në emisionin ‘Wake up’ ku ka rrëfyer se çfarë ndryshimesh ka pësuar jeta e saj pas martesës.

“Martesa nuk ka ndryshuar në jetën profesionale. Që kur ka ndryshuar statusi, rreth orës 08:00 ngrihem, pak më shpejt sesa kur jetoja te prindërit. Nuk bëj kafenë, se nuk jemi në 1932-shin. Kafenë e pimë në punë. Por bëj gjërat e tjera të rutinës së mëngjesit dhe më pas secili në punën e tij”, tregoi moderatorja.

Ndërsa për planet për tu bërë prindër, moderatorja ka lënë të kuptohet se ata janë shumë të gatshëm dhe mezi presin të kenë një fëmijë.

“Dhomat janë, shpresojmë t’i mbushim”, ka përfunduar duke qeshur Vilma.