Moderatorja Klea Huta dhe këngëtari Eglit Doda janë një ndër çiftet më të dashur për publikun. Që nga momenti kur ata bënë publike lidhjen e tyre, nuk kanë hezituar t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit dhe në rrjete sociale.
Përmes disa postimeve të bëra së fundmi, dyshja kanë treguar se festat e fundvitit kanë nisur për to dhe këto ditë të ftohta po i kalojnë pranë njëri-tjetrit. Çifti ka realizuar një set shumë të bukur fotografik në dëborë dhe fotot i ka publikuar Klea në profilin e saj të Instagramit.
“Po fillon të duket shumë si Krishtlindje. Koha e preferuar e vitit!”, ka shkruar moderatorja krahas fotove me partnerin. Elgiti nga ana tjetër ka komentuar një zemër për të dashurën e tij.










![Zbulohen dy konkurentët më simpatikë të “Dance With Me”/ E kemi të vështirë ti dallojmë nga njëri-tjetri (FOTO)]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/09/ALKETA878567546-400x224.jpg)







