Streçet e çiklistëve nuk janë vetëm për Kim-in/ Ja si mund t’i veshim edhe ne (FOTO) – AlpeGossip
Streçet e çiklistëve nuk janë vetëm për Kim-in/ Ja si mund t’i veshim edhe ne (FOTO)

Streçet e çiklistëve nuk janë vetëm për Kim-in/ Ja si mund t’i veshim edhe ne (FOTO)

Sigurisht që po flasim për një trend të inspiruar nga Kardashian dhe në dukje për ne njerëzit e thjeshtë, streçet e çiklistëve janë thjesht shumë të çuditshme.

Por muajt e fundit, kemi parë shumë vajza që e ndjekin modën, me pantallona të shkurtra çiklizmi në Instagram dhe pa biçikletë në sfond.

Gjithnjë e më shumë, kjo veshje po del në sipërfaqe dhe është koha ta bëjmë edhe ne.

Sipas mendimit tonë, pantallonat e shkurtra në formë streçesh shkojnë shumë me një bluzë të shkurtër, ose një këmishë.

Jemi të sigurt që këto i keni në gardërobë, kështu që nuk do t’ju duhet të shkoni për shopping për të blerë veshje të reja.

Streçet e çiklistëve + një këmishë
Një këmishë oversize si kjo e moderatores Liberta Spahiu mund ta çoni në një tjetër nivel me një palë streçe të zeza çiklisti dhe një palë atlete për një look casual dhe sportiv.

Për në plazh
Streçet e çiklistit mund të jenë një ide e mirë për një ditë në plazh. Era Istrefi i veshi ato me një palë rroba banje në ngjyrë portokalli dhe na pëlqyen kaq shumë.

Tika Camaj zgjodhi një kombinim monochromatic dhe duket kaq seksi.

Taka apo Atlete?
Kur është fjala për të vendosur se çfarë këpucësh duhet të veshim me këto streçe çikliçistësh, Lori Hoxha zgjedh atletet.

 

Ajo ka zgjedhur të kombinojë streçet me bluzën e sipërme, që në foton e parë është një kanatiere crop top, dhe në foton e dytë një bluzë Balenciaga me mëngë të shkurtra.

Gjithsesi te të dyja shohim atletet dhe një palë çorape me qafë të gjatë.

 

Ndërkohë, nga ana tjetër Era Istrefi dhe Kida kanë zgjedhur taka për t’i kombinuar me streçet e çiklistëve. E para, një palë çizme të bardha me qafë dhe e dyta një palë gjysmë këpucë të zeza.

 

Rita Ora është gjithashtu fanse e streçeve të çiklistëve, veçanërisht atyre shumëngjyrëshe që mund të kombinohen lehtësisht.