E OFENDOJNË SE NUK HEQ VETULLAT/ Modelja 22 vjeçare: I dashuri më do kështu siç jam (FOTO) – AlpeGossip
E OFENDOJNË SE NUK HEQ VETULLAT/ Modelja 22 vjeçare: I dashuri më do kështu siç jam (FOTO)

E OFENDOJNË SE NUK HEQ VETULLAT/ Modelja 22 vjeçare: I dashuri më do kështu siç jam (FOTO)

Modelja Sophia Hadjipanteli është bërë shumë e famshme për shkak të pamjes së saj të veçantë me vetullat e bashkuara. 22-vjeçarja nga Qipro jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ushtron profesionin si modele.

Në një intervistë së fundmi Sophia ka treguar se merr shumë komente negative dhe ofendime në rrjete sociale për shkak të vetullave.

“Marr shumë komente negative online, por edhe kur më shohin live njerëzit nuk dinë si të reagojnë sepse është pak e çuditshme të shohësh dikë si unë në rrugë. Preferoj t’i mbaj vetullat e bashkuara sepse kështu më pëlqen. Që në fëmijërinë time kam mësuar të jem e veçantë”, është shprehur Sophia.

Modelja është në një lidhje me një fotograf për të cilin ajo thotë se e pëlqen ashtu siç është.

“I dashuri më thotë se dukem e mrekullueshme dhe nuk e kupton pse njerëzit më ofendojnë. Ai i pëlqen shumë vetullat e mia”, ka thënë Sophia.