”FSHIJE VIDEON SE SKE…”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat ”thumbojnë” VIP-at (FOTO) – AlpeGossip
”FSHIJE VIDEON SE SKE…”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat ”thumbojnë” VIP-at (FOTO)

”FSHIJE VIDEON SE SKE…”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat ”thumbojnë” VIP-at (FOTO)

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Më poshtë do të shihni komentet pikante të ditës: 

Prej ditësh qarkullojnë lajme se Mozzik dhe Loredana janë ndarë nga njëri-tjetri. Pasi ditëlindja e Loredanës kaloi dhe ajo nuk u urua nga Mozzik, ai postoi një foto ku dukej se ishte larg festës. Teksa pjesa më e madhe e komentonin për pamjen dhe e pyesnin se çfarë nga ndodhur me Loredanën, një ndjekës mendon se ka një arsye pse Mozzik ndodhet tani në Kosovë.

Ermal Mamaqi ka postuar një video të Arjola Demirit teksa zhytet në ujrat e ftohta të Valbonës për hir të filmit ”I Love Tropoja”. Teksa pjesa më e madhe e komentuesëve e kanë komplimentuar pamjen e Arjolës, një tjetër ndjekës i sygjeron Ermalit ta fshijë këtë video dhe arsyen mund ta lexoni tek komentet…

Sot në ditën e saj të lindjes, Luana ka vendosur të publikojë këngën e saj më të re. Ajo ka nxituar ta ndajë lajmin me fansat e saj në Instagram ku dhe ka kuptuar se jo të gjithë janë aq të emocionuar dhe të impresionuar nga kënga…

/AlpeGossip.al