Aktorja mungon në ‘Zonë e lirë’: Bie në skenë dhe thyen dhëmbët… (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Aktorja mungon në ‘Zonë e lirë’: Bie në skenë dhe thyen dhëmbët… (FOTO+VIDEO)

Aktorja mungon në ‘Zonë e lirë’: Bie në skenë dhe thyen dhëmbët… (FOTO+VIDEO)

Mbrëmjen e së premtes, në emisionin “Zonë e Lirë” në televizionin “Klan”, ka qenë e ftuar trupa e aktorëve shqiptarë e serbë që do të luajnë shfaqjen “Gishti” në Teatrin Eksperimental.

Por, në emision kanë mbërritur vetëm dy aktoret shqiptare të shfaqjes, ndërsa është bërë e ditur se një prej aktoreve serbe, e quajtur Ada, kishte pësuar një aksident në ambientet e teatrit.

Në një bisedë telefonike, moderatori Arjan Çani e pyeti drejtorin e teatrit Kiço London nëse ishte e vërtetë që Ada ishte rrëzuar dhe kishte thyer dhëmbët.

“Është në spital, është rrëzuar sot te teatri, ka thyer dhëmbin, ka krisur nofullën, ka vrarë këmbën”, -ka shpjeguar Londo i cili rrëfeu më tej se kishte qenë pranë saj në spital.

“Çfarë s’po ndodh këtej nga teatri, do prishet godina, Adës i thyen dhëmbët”, -është shprehur më tej Çani.