”KOSOVË NGRIHU NË KËMBË”/ ”Jingle Bell Ball” në Londër mbledh disa prej artistëve të famshëm shqiptarë – AlpeGossip
”KOSOVË NGRIHU NË KËMBË”/ ”Jingle Bell Ball” në Londër mbledh disa prej artistëve të famshëm shqiptarë

”KOSOVË NGRIHU NË KËMBË”/ ”Jingle Bell Ball” në Londër mbledh disa prej artistëve të famshëm shqiptarë

Rita Ora, Ava Max dhe DJ i njohur nga Kosova, Dardan Aliu, i cili për publikun britanik njihet si “Regard”, kanë performuar gjatë fundjavës në skenën e madhe të “Jingle Bell Ball”.

E Dardani dhe Rita Ora kanë qenë në të njëjtën kohë dhëe janë bashkuar për një foto, të cilën Rita e ka publikuar.

Kosovë ngritu në këmbë. Faleminderit që ke ardhur të më takosh… Shumë e lumtur për ty Regard dhe për gjithë suksesin tend! Sa më shumë nga ne aq më mire! Vazhdo të fitosh dhe të shndrisësh si një yll që je!”, ka shkruar ajo.

Regard është Dj i njohur i muzikës elektronike, ndërsa së fundi ka arritur të ketë këngën më të mirë të javës në top listën numër 1 të Britanisë, “UK Top 40”.