“PRANOJE QË KE BËRË OPERACIONE PLASTIKE…”/ Vazhdon debati i ashpër mes Ronaldos dhe Palomës – AlpeGossip
“PRANOJE QË KE BËRË OPERACIONE PLASTIKE…”/ Vazhdon debati i ashpër mes Ronaldos dhe Palomës

“PRANOJE QË KE BËRË OPERACIONE PLASTIKE…”/ Vazhdon debati i ashpër mes Ronaldos dhe Palomës

Të ftuar në panelin e emisionit “Më Lër të Flas” ishin gazetarja Rudina Demneri, e njohur nga të gjithë si Paloma, dhe moderatori Ronaldo Sharka. Dyshja debatoi ashpër, pas akuzave që ky i fundit i bëri.  Ronaldo kërkoi që Paloma të pranojë publikisht që ka bërë ndërhyrje estetike. Pavarësisht pretendimit të gazetarit, ajo e kundërshtoi vazhdimisht një gjë të tillë. Debat ky, i cili ka nisur në rrjete sociale, por edhe gjatë një interviste në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio.

Pjesë nga debati:

Ronaldo Sharka: Po të duash i bëjmë një exchange gjokset, të jap unë timin më jep ti tëndin.

Paloma: Shumë rrofsh.

Ronaldo Sharka: Unë jam fans i njerëzve ta jetojnë jetën siç duan. Nuk janë të detyruar të japin llogari për jetën që bëjnë. Do të isha shumë i lumtur që të dalë të thotë po unë kam bërë ndërhyrje.

Paloma: Po ta them publikisht, çfarë do më shumë se kaq.

Ronaldo Sharka: Po jo sepse botoksi nuk është ndërhyrje.

Paloma: Ti po më thua që unë kam bërë operacione plastike. Më merr një kirurg, zgjidhe vetë. Të lutem shumë më merr një doktor për të verifikuar atë që thua.

Ronaldo Sharka: Po se nuk kam punë tjetër unë, të gjej edhe një doktor.