Fenomeni “LUANA”/ Vajza e thjeshtë që u kthye në personazhin më të dashur shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
Fenomeni “LUANA”/ Vajza e thjeshtë që u kthye në personazhin më të dashur shqiptar (FOTO)

Fenomeni “LUANA”/ Vajza e thjeshtë që u kthye në personazhin më të dashur shqiptar (FOTO)

Vajza nga Tirana e cila e nisi karrierën e saj si velinë në një emision televiziv dalëngadalë po kthehet në një personazh multidimensional.

Luana tashmë shënon plot 1 Milion ndjekës në instagram e mijëra ndjekës në facebook, twitter dhe Youtube, duke u shndërruar kështu në fenomenin e televizionit Shqiptar.
Provoi gjithçka që të quhet kjo që është sot, kërcim, modeling, cv-së saj i shtoi dhe disa këngë e performanca të ndryshme, provoi bashkëprezantimin e më pas tregoi që mund t`ja dilte dhe e vetme pa asnjë koleg në krah.

Prej javësh na tregon aftësitë e saj dhe si bashkëautore në programin e fundit.

Fenomeni Luana godet kudo ku ajo paraqitet . Mjafton të hedhim një sy në Youtube në disa Emisione të tjera ku ajo merr pjesë , vihet re që këto emisione marrin qindra mijra klikime .

Emisionet e mësipërme janë veç disa shembuj për atë çka përmendëm pak më sipër.

Luana ka arritur të depërtoj edhe në mediat e huaja , të cilat e cilësojnë si një ndër femrat më seksi në vend, dhe si një përfaqësuese e bukurisë shqiptare.

Puna e saj bëri që baza e fansave të zgjerohej e duke qenë një prej grupimeve më të mëdha në internet.
#Luanator është gjithashtu një prej #(hashtag) nga më të ndjekurit në Instagram .

Një dukuri që vihet re gjithashtu nga përdoruesit e Instagram është sesi një foto e secilit personazh të famshëm me Luanën kthehet në foton më të pëlqyer të profilit të tyre.

Ja disa shembuj:

Duket sikur Luana Vjollca sapo ja ka nisur, ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veç të presim për të ditur surprizën e rradhës prej saj dhe ti urojmë fat.

Duke parë përkushtimin, dhe suksesin e saj në çdo projekt të mëparshëm absolutisht që dhe produkti i rradhës do cilësohet sërisht si një trofe arritjeje.

“Fenomeni “Luana Vjollca”, një fenomen inspirimi për të gjithë ne, që na tregon sesi çelës I suksesit është puna, mirënjohja dhe dashuria për atë që ti bën”, shkrujnë fansat e Luanës që siç e përmendëm i ka me shumicë./Përgatiti Kejsi Lama, AlpeNews.al/