Rozana Radi nuk i shkoi në dasmë, Fiori ia kthen: Urimi yt publik më ngriti nervat – AlpeGossip
Rozana Radi nuk i shkoi në dasmë, Fiori ia kthen: Urimi yt publik më ngriti nervat

Rozana Radi nuk i shkoi në dasmë, Fiori ia kthen: Urimi yt publik më ngriti nervat

Fiori Dardha një vit më parë kurorëzoi me martesë lidhjen e saj. Në dasmën e saj mungoi Rozana Radi, me të cilën është mikeshë prej 24 vitesh. Ky gjë bëri shumë zhurmë në media asokohe. Nisur nga fakti që Rozana e uroi publikisht dhe nuk ishte në dasmë të gjithë kuptuan se dyshja e njohur e emisionit “Boom” nuk flisnin me njëra-tjetrën.

“Fiori nuk më ftoi në dasmë. Të them të vërtetën nëse Fiori do më sillte ftesë do shkoja, por do rrija 5 minuta sa për t’ja plasur shpirtin dhe do ikja prapë. Kur e kam uruar kam qenë e sinqertë. Kam qenë aty në çdo gjë në jetën e Fiorit”, tha Rozana.

Fiori e pranoi se nuk e kishte ftuar këngëtaren në dasmë, por gjithashtu u shpreh shumë e acaruar që Rozana kishte zgjedhur ta uronte publikisht.

“Është e vërtetë nuk e ftova në dasmë, por nuk ftova as motrën time në dasmë, as familjarët e mi sepse njerëzit e afërm nuk kanë nevojë për ftesë. Gjëja që më ka acaruar më shumë është dedikimi që më bëri në Instagram. Motra ime u mallëngjye, ndërsa unë u acarova sepse unë kam numër telefoni, s’ka pse më uron në Instagram. Sot më vjen keq, por vendosa që jo. Mu duk shumë e padrejtë mënyra si shoqëria jonë u shkëput dhe u kris. E gjithë ajo që ndodhi ishte diçka e importuar.

U pajtuam për emisionin. Kemi një kontratë të gjatë dhe do të ishte mëkat i madh nëse do i jepnim fund për një tekë tonën”, rrëfeu Fiori.