Mbrëmjen e djeshme e gjithë vëmendja e mediave ka qenë tek dasma madhështore e këngëtares shqiptare Gresa Behluli e cila u mbajt në Kosovë. Gresa dhe partneri i saj i dhanë fund beqarisë në një ceremoni të madhe ku të pranishëm ishin shumë personalitete të njohur shqiptar.
Të pranishëm në dasmën e saj ishin edhe kryeministri i Kosovës , Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita e cila ka marrë vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj. Anita nuk ka ngurruar dhe ka ndezur atmosferën me kërcimin dhe vallet që mori në dasmën e këngëtares.
Në disa video të publikuara ajo shihet teksa e shijon në maksimum kërcimin e valleve popullore së bashku me të ftuarit e tjerë.