ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Politikania më e re shqiptare, që po “TËRBON” rrjetin (FOTO) – AlpeGossip
ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Politikania më e re shqiptare, që po “TËRBON” rrjetin (FOTO)

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Politikania më e re shqiptare, që po “TËRBON” rrjetin (FOTO)

Moderatorja dhe aktorja nga Kosova, Arta Nitaj vendosi që të bëhet pjesë e politikës.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka zbuluar se është anëtarësuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Nga sot fillova rrugëtimin tim të ri në fushën e politikës. Në Dekadën e Re të Partisë Demokratike të Kosovës, ku frymëzim për mua ishte Ariana Musliu Shoshi, anëtarja me vlerat më të larta njerëzore dhe intelektuale”, shkruajti ajo.

Nuk dihet nëse Arta do të lërë të gjithë angazhimet e saj në televizion për t’iu përkushtuar politikës.

Ajo ka moderuar emisionin  “Dueli Sportiv” dhe ka qenë aktore në serialin “O sa mirë”.

Pas angazhimit në politik, ajo ka fshirë gjithë fotot provokuese në adresën e saj në Instagram, por shumë prej tyre mund të gjenden në internet.