DIKUR RIVALË/ Noizy dhe Stresi “kapen mat”, shijojnë kafen së bashku me Kozak (FOTO) – AlpeGossip
DIKUR RIVALË/ Noizy dhe Stresi “kapen mat”, shijojnë kafen së bashku me Kozak (FOTO)

DIKUR RIVALË/ Noizy dhe Stresi “kapen mat”, shijojnë kafen së bashku me Kozak (FOTO)

Dy reperët e njohur, Noizy dhe Stresi duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe konfliktet mes tyre kanë marrë fund. Dikur dy reperët nuk i kursenin diss-et për njëri-tjetrin, por sot ata janë takuar në një lokal dhe kanë bërë foto në të njëjtën tavolinë.

Ka qenë Kozak, i cili ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Instagram’, ku shihet nën shoqërinë e dy reperëve që dikur ishin rivalë.

“Noizy, Stresi, këta janë legjendat, të tjerë s’ka”, ka shkruar Koazk në fotografinë me reperët.

Të shumta kanë qenë komentet nga ana e ndjekësve të tij, të cilët e kanë komplimentuar për faktin që arriti t’i bëjë bashkë pas kohësh në një tavolinë reperët në fjalë.