Moderatorja e njohur Liberta Spahiu është një nga femrat më të kuruara dhe më në formë sa i përket paraqitjes së jashtme. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe nuk nguron të ndajë me fansat pjesë nga përditshmëria.
Ditën e sotme bukuroshja ka ndarë me ndjekësit në instagram recetën e saj të një trupi të bukur. Ky mesa duket është sekreti i Libertës si të duket përherë super në formë dhe në përmasat e duhura trupore.
Ajo ka treguar se pija detox që pi çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje përmban: Një gotë ujë të vakët, një lugë uthull molle, një lugë limon, një lugë mjaltë dhe një lugë kanellë. Mesa duket kjo pije ka funksionuar për Libertën dhe është koha që t’a prvojmë të gjithë. Mbase efektet e saj janë vërtet çudibërëse.