Ky është momenti i tmerrshëm kur një burrë ka tentuar të shtypë me makinë bashkëshorten e tij, pasi ajo i kërkoi divorcin.
Incidenti tronditës u kap në kamerat e rrugës në qytetin e Khabarovsk, Rusi.
Çifti ka qenë duke debatuar brenda makinës kur gjërat filluan të ‘nxeheshin’. Gruaja i tha burrit se donte divorcin përpara se të dilte nga makina.
Por burri i zemëruar tenton ta shtypë. Ai i jep makinës në drejtim të gruas duke e hedhur në tokë dhe më pas përplaset në trotuar e pemë.
Gruaja pavarësisht goditjes arrin të ngrihet në këmbë por duket qartë se ka dhimbje të forta.
Policia po heton rastin por nuk ka informacione nëse burri është arrestuar.