DITËLINDJA MË E KEQE NË DHOMËN E BARDHË/ Ja si “hakmerret” Egla në ditën e festës së Meritonit – AlpeGossip
DITËLINDJA MË E KEQE NË DHOMËN E BARDHË/ Ja si “hakmerret” Egla në ditën e festës së Meritonit

DITËLINDJA MË E KEQE NË DHOMËN E BARDHË/ Ja si “hakmerret” Egla në ditën e festës së Meritonit

Meriton Mjekiqi feston sot ditëlindjen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”. Që kur ora shënoi 00:00, katër finalistët e tjerë e kanë uruar, ndërsa Vëllai i Madh ka vendosur në sfond këngën e ditëlindjes.

Ndërkohë në mëngjes, Egla Ceno i ka kërkuar atij të vallëzojë dhe Meritoni ka pranuar. Duke qeshur i thotë:

“Hajde të të fal një vallëzim se ke ditëlindjen. Hajde gëzuar, mos u mërzit se ka edhe më keq se kaq”.

Ndërkohë kujtojmë se kur aktorja kishte ditëlindjen, ajo ishte së bashku me Mjekiqin dhe Ilnisa Agollin në Dhomën e Bardhë. Dhe Egla e ka cilësuar atë si ditëlindjen më të keqe.

Pjesë nga biseda:

Egla: Hajde të të fal një vallëzim se ke ditëlindjen.

Juli: Çohu e kërce me Eglën aman, hajt t’ju shoh i çik

Egla: Hajde gëzuar, mos u mërzit se ka edhe më keq se kaq. 29 vjeç mbush?

Meritoni: 29 i mbusha

Egla: Si ndihesh si 29-vjeçar?

Meritoni: Ok, i fituar

Egla: Të zuri brenda në shtëpinë më të famshme në shqiptari. 2 ditë para finales. Kjo është dhurate e madhe besoj

Meritoni: Dhuratë shumë e madhe. Nuk e kisha besuar se do të qëndronim deri më 25 maj, kisha menduar se mbaronte më herët Big Brother, më 18 maj

Egla: Ama për vete e kishe besuar se kurdo që të mbarojë je në fund