VËLLA APO KUSHËRI? Mevlani bën “lëmsh” rrjetin me deklaratat për Artanin (VIDEO) – AlpeGossip
VËLLA APO KUSHËRI? Mevlani bën “lëmsh” rrjetin me deklaratat për Artanin (VIDEO)

VËLLA APO KUSHËRI? Mevlani bën “lëmsh” rrjetin me deklaratat për Artanin (VIDEO)

Artan Shaba është një nga konkurrentët e rinj të “Për’puthen”, i cili ka marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve. Kjo për shkak se është prezantuar si vëllai i Mevlan Shabës

Ky i fundit bëri bujë në sezonin e kaluar të reality show-t, i cili edhe pse qëndroi më gjatë se të gjithë aty, nuk arriti që të gjente dashurinë.

Vëlla apo kushëri? Mevlani bën rrëmujë rrjetin me

Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullojnë video ku tregohen dy deklarata të ndryshme të Mevlanit në lidhje me Artanin. Është bërë shumë virale një video që i përkon muajit korrik, e shkëputur nga MCNTV

Në videon në fjalë, Mevlani shprehet se Artanin e ka kushëri, por po ta dëgjosh intervistën më tej duket qartë se ai bën shaka dhe tregon se ai është “djali i pleqërisë”.

Ndërkohë kujtojmë se i ftuar tek emisioni “Shqipëria Live”, Mevlani gjithashtu sqaron se e ka vëlla Artanin. Gjithashtu edhe në një takim me Shqipen kur ka qenë pjesë e “Për’puthen”, ai ka zbuluar se ka 1 vëlla dhe 2 motra.

Madje Artani dhe më përpara ka qenë pjesë e disa momenteve ku Mevlani ka qenë live në rrjetet sociale.

Por pavarësisht këtyre, Mevlani nuk ka asnjë foto me Artanin dhe kjo gjë, duke shtuar dhe deklaratat e shkëputura, kanë konfuzuar rrjetin, por ai tashmë e ka sqaruar se Artani është vëllai i tij.