Linda Rei mori menjëherë famë kohë më parë pas daljes në emisionet ‘Top Show’ dhe ‘Zonë e Lirë’, ku pati guximin të thyejë tabu e të tregonte se kishte ndërruar gjininë pasi ndihej më tepër femër sesa mashkull.
Ajo së fundmi rrëmbeu vëmendjen e mediave pas fotove dhe videove që postoi ku shfaqej modeli i njohur Berat Berhamaj i shtrirë në shtratin e saj. Mjaftoi kjo dhe u aludua që Linda dhe Berhami janë në një lidhje.
Mirëpo make-up artistja e njohur nuk di të ndalet dhe në profilin e saj publikon vazhdimisht foto provokuese, ku tregon trupin e saj. Pak minuta më parë ajo ka publikuar një foto seksi, teksa shihet e ulur në ballkon.Linda shfaq këmbët dhe dallohet që është pa pantallona, ndërsa në vendin intim ka vendosur një gotë me flamurin shqiptar.